Skip to content

Nga ana tjetër, çdo zbarkim i kryeministrit në tokën amerikane rikthen në qendër të vëmendjes hijen e rëndë të aferës së bujshme “McGonigal”, e cila vazhdon të mbetet një dosje e hapur për sa i takon zbardhjes së plotë të përfshirjes së niveleve më të larta qeveritare.

Në këtë kontekst, nuk kalon pa u rikujtuar edhe episodi i mëparshëm i Ramës në New York, për të cilin gazetari Robert Papa ka bërë një pretendim të fortë: sipas tij, kryeministri shqiptar është ndaluar në aeroportin JFK dhe është mbajtur për më shumë se një orë, në një episod që Papa e ka lidhur me interesimin e FBI-së ndaj çështjes “McGonigal”, dosje që po hetohet dhe nga SPAK. Papa ka deklaruar gjithashtu se Rama dhe ish-drejtori i tij i komunikimit, Endri Fuga, janë ndaluar në JFK për rreth 90 minuta, ndërsa ka pretenduar se FBI-ja ka pasur në vëzhgim lëvizjet e kryeministrit shqiptar.

Çfarë thotë Robert Papa:

“Nga informacionet që kam, Rama ose është nisur ose do të niset të vijë në Neë York familjarisht. A është darka e fundit? Pikërisht ngjan me darkën e parë mbasi u kthye si kryeministër i Shqipërisë kur fitoi në Staten Island. Çuditërisht është i vetmi distrikt republikan i Neë York-ut. Ata që e pritën kur atëherë ai fitoi si kryeministër kanë menduar t’i japin mbështetjen dhe darkën e fundit.

Natyrisht që Rama, sa herë që vjen në Neë York dhe kur vjen familjarisht, primare ka vizitat mjekësore për problemet që ka. Siç është thënë nga burime të ndryshme, Rama dhe bashkëshortja e tij një herë në vit mbledhin edhe fitimet e bizneseve të padeklaruara që kanë:Hotele, ka blerje të reja, pastrime parash, Aruba, ishujt Cayman Islands, ku në 2019-n janë rreth 600 milionë dollarë kalime nga një bankë shqiptare.

Çdo gjë ka qenë dhe është në vëzhgim sa herë që ai zbret. Herën e fundit janë shpenzuar rreth 250,000 $ për aktivitet politik, çka ndalohet me ligj për bileta të shtrenjta deri në 50,000 $ në NBA. Pra, Rama ka rrjetin e tij. Pse shkon në Staten Island dhe nuk organizon darka të mëdha në Manhatan?”, shprehet ndër të tjera ai.

Fundi i Ramës

Robert Papa paralajmëron gjithashtu fundin e kryeministrit. “Protesta e shqiptareve në arenën ndërkombëtare e ka pushkatuar Ramën. Po shkon deri në Kongresin Amerikan. Nuk ndalon aty, dhe shqiptarët presin reagimin e Departamentit Amerikan, i cili do të ketë një ambasador të ri në Shqipëri, pikërisht për të mësuar se kush do të jetë kali i ri i PS-së, mbase dhe forcat që do të marrin Shqipërinë.

Amerikanët duan stabilitet në Ballkan. Rama nuk e siguron më. Rama nuk është më faktor për stabilitetin dhe i është shkatërruar e gjithë fasada e një lideri global, i zhytur thellë në korrupsion masiv, por dhe një barrë mbi familjen e presidentit Trump. Heshtja ka një fund dhe, në fakt, ai që quhet Deep State, i famshmi, duket qartë me qëndrimin që ka me SPAK-un, ku çdo muaj një SPAK-ist vjen e trajnohet dhe dosjet vazhdojnë të fryhen. Për të bërë një lidhje, kongresmeni Ëilson është nga njerëzit afër Trump-it dhe MAGA-s.

Është kongresmeni që i ka kërkuar ligjërisht Kongresit Amerikan të hetojë lidhjet e trafikantëve të mëdhenj të Amerikës Latine me qeverinë shqiptare. I ka kërkuar CIA-s, FBI-së dhe DEA-s. Rama kështu nuk i mbulon dot lidhjet me krimin ndërkombëtar, duke cenuar sigurinë kombëtare të Amerikës. Këtu nuk falen, me ligjet e reja e urdhërat ekzekutivë të presidentit Trump. Dhe po të kemi parasysh takimin e fundit të Ankarasë, se sa mospërfillës, pa i hedhur as sytë, ishte Trump ndaj atij që ka dëshirë ta quajë veten lider global, do të jetë darka e fundit. Natyrisht që ardhja e djalit të Sorosit në Tiranë është pikërisht te këto pazaret e darkave të fundit të tij. Ka një fund: ata që e morën nga plehrat, nga kazanët si një refugjat të rëndomtë në Francë, do ta flakin si limonin”, tha ai.

Published inUncategorized

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *