Skip to content

Atje do të nisnin gjithçka nga e para, duke krijuar dhe familjen e tyre që tashmë nuk është më e plotë. Më pas në SHBA do të mbërrinin edhe prindërit e Gentianit.

LEXO  “U qëllua me plumb në kokë”/ DETAJE nga vrasja e shqiptarit në Greqi, ja kush e gjet trupin e pajetë

Mediat e huaja kanë publikuar momentet e para të tragjedisë, ku të dëshpëruar dhe në lot shfaqen gjyshërit e fëmijëve që humbën jetën, Njazi dhe Alia.

Dy motrat e Gentianit që jetojnë në Lushnje kanë arritur të sigurojnë vizat dhe të udhëtojnë përtej atlantikut mëngjesin e sotëm për të qenë pranë vëllait të tyre në këto momente zie.

Të prekur nga kjo fatkeqësi, fqinj të familjes Manati në Lushnjë shprehen të tronditur për Report TV.

“Nuk ka fatkeqësi më të madhe në jetë, të rritësh tre fëmijë me sakrificë”, thotë një fqinje.

Një tjetër i afërm rrëfen momentin kur mori lajmin e hidhur dhe ndan detaje se si çifti i ri ishte zhvendosur nga Shqipëria për të ndjekur ëndrrën amerikane.
“U tronditëm kur e morëm vesh”, tha një tjetër.

Për shpenzimet e funeralit dhe shërbimet mjekësore që po marrin 3 të lënduarit janë kujdesur vetë shqiptarët, të cilët kanë kontribuar me mbi 200 mijë dollarë përmes një gofound me, të hapur nga një kushërirë e familjes Manati.Trupat e tret ë miturve do të prehen në SHBA, aty ku edhe kishin lindur.

Published inUncategorized

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *