Skip to content

Në daljet e fundit televizive, juristja shfaqet me një imazh të rifreskuar dhe një siluetë dukshëm më të hollë krahasuar me paraqitjet e saj të mëparshme.

Edhe pse ndryshimi vihet re, Eni nuk ka folur publikisht për ndonjë arsye konkrete pas tij.

Ajo që vazhdon ta karakterizojë është stili elegant që ka ruajtur ndër vite. Me zgjedhjet e saj në veshje dhe paraqitjen e kuruar, Çobani ka krijuar një profil të dallueshëm edhe përtej rolit të saj profesional.

Prej rreth 15 vitesh, publiku e njeh kryesisht nga “Shihemi në Gjyq”, ku është përballur me histori dhe konflikte të ndryshme familjare, duke u përpjekur të ndërmjetësojë mes palëve.

Gjatë kësaj kohe, Eni është kthyer në një prej personazheve më të identifikueshme të programit, ndërsa natyrshmëria dhe mënyra e drejtpërdrejtëe komunikimit kanë qenë pjesë e profilit të saj në ekran.

Tashmë, krahas rikthimit të saj në vëmendje me historitë e reja të “Shihemi në Gjyq”, është edhe ndryshimi në pamje ai që bie në sy, me juristen që shfaqet e kuruar dhe elegante në daljet e saj të fundit.

Published inUncategorized

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *