
re ditë pas publikimit në rrjetet sociale të videove intime të kompozitorit Adrian Hila me disa artiste të njohura, një prej artisteve të përfshira, Eli Fara, ka bërë kallëzim në Policinë e Tiranës. Teksa aktorja Monika Lubonja është në gjendje të tronditur psikologjike, këngëtarja Eli Fara, ka gjetur forcën për t’u paraqitur në polici. Ajo nuk ngre pretendime ndaj kompozitorit Hila, por ajo kërkon që përmes hetimit të zbulohet se kush i ka publikuar materialet, qoftë në faqe online pornografike, por edhe shpërndarjet në rrjetet sociale në Shqipëri.

Be First to Comment