Në një deklaratë të gjatë të publikuar në rrjetet sociale, Matraku ka zgjedhur të kërkojë falje dhe të marrë përgjegjësi për veprimet e saj, ndërsa ka theksuar se publikimi i pamjeve ka cenuar rëndë privatësinë e saj.
“Sot nuk dua të mbrohem, dua të kërkoj falje. I drejtohem së pari publikut, çdo individi që është tronditur, lënduar apo ndjerë i prekur nga kjo situatë”, shkruan ajo.
Këngëtarja thotë se nuk është duke kërkuar të justifikojë atë që ka ndodhur, por të përballet me pasojat.
“Nuk jam këtu për të justifikuar, jam këtu për të marrë përgjegjësinë time”, shprehet Matraku.
Një pjesë të veçantë të reagimit ajo ia kushton Klaudias, bashkëshortes së Adrian Hilës, dhe vajzave të saj, duke u kërkuar falje për dhimbjen që mund t’u ketë shkaktuar situata.
“I kërkoj ndjesë Klaudias dhe vajzave të saj, për çdo lot apo dhimbje të shkaktuar”, shkruan këngëtarja.
Matraku shprehet gjithashtu se pamjet janë realizuar në një hapësirë private, ku ajo pretendon se kishte besuar se privatësia e saj do të respektohej.
“Pavarësisht se më është cenuar në formën më çnjerëzore të mundshme privatësia ime, marr përgjegjësinë e veprimeve të mia”, deklaron ajo.
Në fund, këngëtarja i drejtohet publikut me një kërkesë të qartë: të ndalet shpërndarja e videos.
“Sot ju lutem publikisht: ‘Mjaft’. Mos shpërndani më… Gabimi kërkon përgjegjësi, të cilën po e marr mbi supe. Dhimbja kërkon respekt. Mjaft, ju lutem. Jam njeri, që më është cenuar privatësia”, përfundon Blerina Matraku.
Reagimi i saj vjen në një kohë kur videot private janë shpërndarë gjerësisht në rrjetet sociale dhe aplikacione të ndryshme, ndërsa autoritetet kanë nisur verifikimet për mënyrën se si materialet janë siguruar dhe publikuar.

Be First to Comment