Gjatë debatit mes konkurrentëve, Mario përdori fjalën “gjytyrym”, e cila u konsiderua fyese nga moderatorja. Heidi reagoi menjëherë dhe i kërkoi konkurrentit të largohej nga studioja.
“Është thënë një fjalë shumë e rëndë këtu gjatë debatit, prandaj të lutem Mario të çohesh dhe të lësh programin”, u shpreh Heidi.
Pas kësaj, Mario u ngrit dhe u largua nga studioja, duke mos e vijuar më tej përplasjen.
Vendimi i Heidit erdhi në mënyrë të menjëhershme, duke treguar se moderatorja nuk toleroi gjuhën fyese gjatë debatit mes konkurrentëve.
Be First to Comment