Skip to content

Sipas raportimit, personat e pyetur kanë mbajtur të njëjtin qëndrim si edhe disa prej personave të marrë në pyetje më herët. Ata kanë deklaruar se kanë pasur marrëdhënie me kompozitorin, ndërsa kanë mohuar përgjegjësinë për shpërndarjen apo publikimin e videove.

Materialet e hetimit, sipas burimit, janë referuar në Prokurorinë e Tiranës, ndërsa autoritetet po përpiqen të përcaktojnë se kush i ka nxjerrë dhe shpërndarë pamjet e kapura nga kamerat e sigurisë.

Për ngjarjen dyshohet se po hetohen disa vepra penale, ndër to “Përgjimi i paligjshëm i të dhënave kompjuterike”, “Ndërhyrja në të dhënat kompjuterike”, “Keqpërdorimi i pajisjeve dhe ndërhyrja e padrejtë në jetën private”.

Deri në këtë moment, mbetet për t’u përcaktuar nga hetimi se kush qëndron pas publikimit dhe shpërndarjes së materialeve private.

Published inUncategorized

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *