Skip to content

Gjatë diskutimit në studio, Selin u shpreh se përgjegjësia morale në raste të tilla nuk duhet parë vetëm te burri, por edhe te gratë që, duke qenë në dijeni se ai është i martuar, zgjedhin të përfshihen në një marrëdhënie me të.

Pas kësaj deklarate, Efi Dhedhes publikoi në Instagram Story një mesazh të gjatë. Ajo nuk përmendi emrin e Selinës dhe nuk sqaroi nëse postimi i drejtohej konkretisht asaj.

“Goca dhe gra, por edhe burra e djem… Mos harroni diçka: Shpesh, fjalët që na lëndojnë më shumë tek të tjerët janë pikërisht ato që kemi frikë se dikush mund t’i shohë tek ne”, shkroi Efi.

Më tej, ajo foli për mënyrën se si gratë gjykojnë njëra-tjetrën.

“Kur një grua ulet për të poshtëruar një grua tjetër, ajo nuk bëhet më e vlefshme. Kur një njeri shkatërron tjetrin për t’u ndier më lart, ai nuk ngrihet”, vijoi ajo.

Efi theksoi gjithashtu se vlera e një personi nuk rritet duke ulur dikë tjetër, ndërsa e mbylli mesazhin me një tjetër frazë të fortë:

“Mirë që ekzistoni ju. Sepse në errësirën tuaj, ne mësojmë të shohim dritën tonë.”

Referenca e drejtpërdrejtë te “Goca dhe Gra” dhe koha e publikimit kanë bërë që mesazhi i Efit të interpretohet në rrjet si një reagim ndaj diskutimit të zhvilluar në emision.

Megjithatë, Efi nuk ka përmendur emrin e Selin Bollatit dhe nuk ka konfirmuar publikisht se postimi i saj ishte një përgjigje ndaj deklaratës së moderatores.

Published inUncategorized

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *