Ngjarja ka ndodhur rreth orës 00:45, pranë kryqëzimit të fshatit Domje. Automjeti që drejtohej nga punonjësi i policisë me iniciale I.T., pjesë e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, është përplasur me biçikletën me të cilën udhëtonte shtetasi S.M., 66 vjeç. Si pasojë e goditjes së fortë, i moshuari ka ndërruar jetë në vendngjarje.
Sipas njoftimit zyrtar të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore (AMP), efektivit i është nënshtruar testit të alkoolit menjëherë pas ngjarjes, nga i cili ka rezultuar negativ (0.0 mg/I).
Në përfundim të veprimeve të para hetimore, AMP ka bërë arrestimin në flagrancë të punonjësit të policisë për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” (Neni 290/3 i Kodit Penal).
Grupi hetimor, në bashkëpunim me Prokurorinë, po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit dhe përcaktimin e përgjegjësive ligjore.
Be First to Comment