Skip to content

Vala e të nxehtit godet Shqipërinë, meteorologët japin alarmin: Qytetet më të prekura

Instituti i Gjeoshkencave ka ndarë sot një parashikim lidhur me kushtet meteorologjike të vendit.

Sipas të dhënave, nga e hëna do të shënohet një rritje e ndjeshme e temperaturave maksimale, që në vendet e ulëta do të arrijnë deri në 40 gradë Celsius.

Po ashtu rritja e temperaturave do të ndjehet edhe në bregdet dhe zonat malore, respektivisht në 34-36 gradë.

RESHJET

Sot pasdite (e diel, datë 28) dhe nesër (e hënë, datë 29) nuk priten reshje në të gjitha qarqet (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).

TEMPERATURA

Nesër temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 23 / 36 °C

në vendet e ulëta: 22 / 40 °C

See also  U aksidentua 3 ditë më parë në aksin Peqin-Elbasan, ndërron jetë në spital 43-vjeçari

në vendet malore: 16 / 34 °C

ERA

Sot pasdite dhe nesër, era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare.

Published inUncategorized

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *