Skip to content

Ish-deputeti i PD-së, Edmond Spaho mesazh Ramës: Mos u dorëhiq, do t’i bëje dëm Shqipërisë

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Edmond Spaho, ka reaguar me një mesazh të drejtpërdrejtë drejtuar kryeministrit Edi Rama, duke i kërkuar që të mos tërhiqet nga posti i tij nëse përballet me presion politik dhe protesta.

Në një postim publik, Spaho argumenton se një dorëheqje e mundshme e Ramës, në kushtet aktuale politike, do të sillte pasoja negative për vendin dhe stabilitetin institucional.

Ai shprehet kritik ndaj protestave në zhvillim, të cilat i cilëson si përçarëse dhe të ndikuara nga agjenda të ndryshme politike dhe ideologjike, duke i konsideruar ato të dëmshme për procesin e integrimit europian të Shqipërisë.

Spaho thekson gjithashtu se përgjegjësia për situatën politike nuk duhet të shmanget, por sipas tij ndryshimi i pushtetit në këtë moment nuk do të ishte zgjidhje, por do të krijonte pasiguri të mëtejshme.

Deklarata e tij vjen në një moment tensionesh politike dhe protestash të vazhdueshme në Tiranë, ku opozita dhe qytetarë të ndryshëm kërkojnë ndryshime në qeverisje.

Postimi i Spahos

Geographic Reference

Edi Rama,

Kjo nuk është protestë për të lëpirë dhe pickuar vajza e djem të sinqertë në bulevard.

Këtij populli i ke bërë deme të pafund. Në një vend me shoqëri me formim demokratik do kishe ikur me kohë.

Dëmi më i madh që do i bëje ketij vendi nuk janë e shkuara jote, por nëse do të ikje nga presioni i kësaj proteste neomarksiste, islamisto-fondamentaliste, antitrampiste, përçarëse midis shqiptarëve në rajon dhe kunder integrimit të Shqipërisë në BE.

Kujto që dëmi që do i besh vendit, duke e lënë atë në duart e atyre që duan ta zgjedhin qeverinë me short dhe hienave politike që presin të kapin çfarë të kapin, do jetë i tillë që ti nuk do i shpëtosh përgjegjësisë edhe kur ndoshta të mos jesh në këtë botë.

Meqënëse po flet për sinqeritet në bulevard, kujto ëndrat-makth të personazhit të Kadaresë tek Dimri i Vetmisë së Madhe.

Nëse çedon, mos u habit që mund të vijë një ditë që eshtrat e tua t’i tërheqin zvarre në bulevard si në endrrat e atij “reaksionarit”.

Në krye te bulevardit ndonjë trashegimtar i Mark Zavalines do i bjerë violinës.

Duket si fantazi e sëmurë, por ata qe janë të interesuar që ky vend të bëje përpara dhe jo pas, nuk do ta falin nëse çedon nga kjo protestë, synimi i të cilës është ta kthejë vendin një shekull prapa.

Published inUncategorized

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *