Bëhet fjalë për aktoren dhe moderatoren Rudina Dembacaj, e cila do të jetë opinioniste në edicionin e ri të formatit.
Lajmi është konfirmuar përmes një postimi të përbashkët në Instagram nga faqja zyrtare e “Big Brother VIP Kosova” dhe vetë Dembacaj, ku ajo prezantohet me rolin e saj të ri.
“Rudina Dembacaj opinioniste në Big Brother VIP Kosova 5”, shkruhet krahas fotografisë së publikuar nga produksioni.
Ky angazhim shënon një eksperiencë të re televizive për Dembacajn, e cila është e njohur për publikun shqiptar nga aktrimi, moderimi dhe pjesëmarrjet në projekte të ndryshme televizive.
Mbetet për t’u parë se si do të pritet nga publiku roli i saj si opinioniste në këtë sezon të ri të BBVK.

Be First to Comment