Këtë herë, në qendër të vëmendjes kanë qenë Anjeza Gubetini dhe Zoja Nushi, të cilat janë përfshirë në një përplasje të fortë që ka nisur me fjalë dhe ka përfunduar me afrime e prekje fizike.
Gjithçka nisi kur Zoja i kërkoi Anjezës të mos ndërhynte në diskutimet e saj, duke iu drejtuar me tone të ashpra.
“Nëse nuk e kupton muhabetin, mos fol, mos ma luaj feministen aty”, iu drejtua Zoja.
Por Anjeza nuk e priti aspak mirë këtë koment dhe reagoi menjëherë, duke i bërë të qartë se nuk kishte ndërmend të tërhiqej nga diskutimet në shtëpi.
“Prej sot, çdo temë që diskutohet ka me qenë pjesë”, deklaroi ajo.
Pas këtij shkëmbimi, situata u tensionua edhe më shumë, ndërsa dy banoret vijuan debatin me tone të larta.
Përplasja nuk mbeti vetëm në nivel verbal, pasi gjatë debatit pati edhe afrime e prekje fizike mes tyre.
Ky moment i shtohet tensioneve të fundit në shtëpinë më të famshme në Kosovë, ku marrëdhëniet mes konkurrentëve po bëhen gjithnjë e më të vështira.
Mbetet për t’u parë nëse kjo përplasje do të ndikojë në raportin mes Anjezës dhe Zojës, si dhe nëse produksioni do të reagojë ndaj situatës së krijuar.
Be First to Comment