Skip to content

Në një video të publikuar nga faqja zyrtare e spektaklit në Instagram, dy banorët shfaqen mjaft të afërt me njëri-tjetrin teksa qëndrojnë në ambientet e përbashkëta të shtëpisë.

Në pamjet e shpërndara, Akili shihet duke vendosur dorën në shpinën e Norës, ndërsa të dy qëndrojnë pranë njëri-tjetrit dhe bisedojnë me banorët e tjerë.

Edhe vetë produksioni ka zgjedhur ta shoqërojë videon me një përshkrim që lë vend për interpretime.

“Nora dhe Akili, afrimiteti mes tyre bie në sy!”, shkruhet në publikimin zyrtar të “Big Brother VIP Kosova”.

Video Player

00:00
00:15

Ky moment ka ngritur pikëpyetje nëse mes dy konkurrentëve po lind një pëlqim që mund të zhvillohet në një marrëdhënie romantike gjatë qëndrimit të tyre në shtëpi.

Megjithatë, deri më tani as Nora dhe as Akili nuk kanë shprehur publikisht ndjenja romantike për njëri-tjetrin, ndaj është ende herët për të folur për krijimin e një çifti.

Published inUncategorized

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *