Skip to content

Zhvillim i papritur nga protesta/ Paralajmërohet LËVIZJA, ja çfarë ndodh nesër…

Nga sheshi para Kryeministrisë, protestuesit kanë lajmëruar një organizim të madh më 11 korrik, në ditën e koncertit të Kanye West.

Një nga aktivistët, Arben Kola, tha se kjo datë do të shënojë një kthesë të fortë, ku përgjigja e popullit ndaj arrogancës dhe shpërdorimit të fondeve publike do të jetë braktisja dhe izolimi total i pushtetit.

“Në datën 11 do të jetë një protestë shumë e madhe dhe qytetarët do t’i bëjnë një bojkot të madh kryeministrit në ikje Edi Ramës dhe Kanye West” deklaroi Arben Kola, duke bërë thirrje për bashkim dhe ndërgjegjësim kombëtar, “përpara asaj që konsiderohet si dita e dënimit të madh publik për qeverisjen”, tha aktivisti duke paralajmëruar protestë kombëtare.

Më tej, aktivisti u bëri thirrje studentëve dhe diasporës që kudo që të shohin politikanët shqiptarë të korruptuar, t’i shajnë dhe t’i demaskojnë.

Published inUncategorized

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *