
Po mbahet sot protesta e 12-të në Tiranë kundër qeverisë, kryeministrit Edi rama dhe politikës së vjetër, ku qytetarët kërkojnë revolucion me thirrjet “O sot, o kurrë”.
Ishte influencerja Griselda Katirai e cila është paraqitur në protestë në një simbolikë krejt interesante, ku u shfaq me jastëk me vete.
Ajo tha se po proteston pasi kupa u mbush dhe nëse është e nevojshme protestuesit do ta gdhijnë poshtë dritares së Ramës.
“Nëse është e nevojshme do të flemë para Kryeministrisë. Mos të na ironizojë Rama ne influencerave. Tepsia kërkon kurban, Ramën dhe Berishën. Unë protestoj sepse kupa është mbushur. Nuk duam investime lukse por spitale. Një e i sëmurë shkon të bëjë serumin e të marrë veten, jo të shkojë të blejë serumin sepse nuk ka spitali”, tha ajo mes të tjerash për News24.
Dhe në fund paralajmëroi se:
“Shqiptarët të mblidhen të gjithë dhe ta gdhijmë para Kryeministrisë nëse është e nevojshme”.

Be First to Comment