Skip to content

Nga Luan Shabani te Leonidas Sabanis/ Postimi i Pirro Dhimës ringjall debatin e vjetër në sportin shqiptar

Një fotografi. Disa rreshta urimi. Mjaftuan kaq që në rrjetet sociale të rikthehej një nga historitë më të ndjeshme të sportit shqiptar.

Faqja në Instagram pyrrospyrros, e lidhur me figurën e legjendës së peshëngritjes Pirro Dhima, publikoi një postim kushtuar ish-kampionit Leonidas Sabanis, duke e cilësuar “shok sportiv dhe bashkudhëtar për një jetë”.

Në tekst përmendet rrugëtimi i tij në Greqi, medaljet olimpike dhe karriera me ekipin kombëtar grek. Por mungon një detaj që për shqiptarët është thelbësor: Leonidas Sabanis lindi si Luan Shabani, në Korçë, dhe sukseset e para ndërkombëtare i arriti duke përfaqësuar Shqipërinë.
Medalja e parë evropiane që Shqipëria nuk e harron

Përpara se të bëhej medalist olimpik për Greqinë, Luan Shabani kishte hyrë tashmë në historinë e sportit shqiptar. Në Kampionatin Evropian të vitit 1989 në Athinë, ai fitoi medaljen e bronztë në kategorinë 56 kilogramë, duke i dhënë Shqipërisë medaljen e parë në historinë e saj në një Kampionat Evropian të peshëngritjes.

Published inUncategorized

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *