Skip to content

Nëse raportimet konfirmohen, sfida ndaj Uellsit do të jetë paraqitja e fundit e Ronaldos me fanellën e Portugalisë, duke mbyllur një kapitull që zgjati më shumë se dy dekada.

Bilanci i tij me kombëtaren është i jashtëzakonshëm: 233 ndeshje dhe 146 gola, statistika që e bëjnë golashënuesin më të mirë në historinë e futbollit të kombëtareve. Gjatë kësaj periudhe, ai udhëhoqi Portugalinë drejt triumfit historik në Euro 2016 dhe në Ligën e Kombeve, duke u shndërruar në ikonën absolute të futbollit portugez.

Edhe pse ende nuk ka një konfirmim zyrtar nga vetë Ronaldo apo Federata Portugeze e Futbollit, raportimet kanë ndezur menjëherë emocionet te tifozët, të cilët mund të jenë dëshmitarë të ndeshjes së fundit të legjendës 41-vjeçare me fanellën e Portugalisë./Top Channel

Published inUncategorized

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *