Skip to content

Po vjen treni modern në Shqipëri/ 118 shërbime në ditë për linjën Tiranë–Durrës–Rinas…

Teksa pak ditë më parë u publikua procedura për përzgjedhjen e oeratorit privat që do të ofrojë shërbimin e transportit hekurudhor të pasagjerëve, dokumentet e publikuara nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë zbulojnë edhe mënyrën se si pritet të funksionojë ky shërbim.

Sipas paketës bazë të shërbimit publik, linja Tiranë–Durrës do të përshkohet për 36 minuta e 22 sekonda, ndërsa udhëtimi nga Tirana drejt Aeroportit Ndërkombëtar “Nënë Tereza” do të zgjasë 19 minuta e 47 sekonda. Të dy shërbimet parashikohet të nisin në vitin 2027, pas përfundimit të punimeve në linjën e re hekurudhore të elektrifikuar.

Published inUncategorized

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *