
Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Itali, ku një shqiptar ka ndërruar jetë. Raportohet se viktima është 19-vjeçari Dion Emerllahu, i cili ka humbur jetën si pasojë e plagëve të marra në një aksident të rëndë.
Mësohet se i riu ishte nisur së bashku me familjen nga Franca drejt Kosovës për të kaluar pushimet verore dhe për të festuar ditëlindjen në vendlindje. Gjatë udhëtimit, në afërsi të Milanos, automjeti që drejtohej nga 19-vjeçari u përfshi në një aksident me një veturë tjetër.

Be First to Comment