Ai u transportua me urgjencë në një spital të zonës, ku për disa ditë luftoi për jetën nën kujdesin e mjekëve. Megjithatë, pavarësisht përpjekjeve të stafit mjekësor, Dion Emerllahu nuk arriti t’u mbijetojë plagëve të rënda. Ai ndërroi jetë më 24 korrik, pikërisht në ditën kur mbushi 19 vjeç, në praninë e prindërve të tij.Lajmi për vdekjen e tij ka pikëlluar familjarët dhe miqtë, të cilët e kujtojnë Dionin si një djalë të urtë, punëtor dhe të respektuar. Ai jetonte dhe punonte në Francë së bashku me prindërit, ndërsa kthimi në Kosovë për pushime u shndërrua në një tragjedi të rëndë për familjen e tij.
Published inUncategorized
Be First to Comment