Skip to content

Duke shtuar më tej se një avion i vogël civil flutuori në mënyrë anormale mbi centralin bërthamor të Penly, në një lartëri prej 1200 metrash, kur piloti papritur uli hundën e avionit në një lartësi që ishtë nën limitin ligjor.

“Profili i të dyshuarit, i marrë në pyetje nga hetuesit, ngre shumë pikëpyetje. Ermal B., shtetas shqiptar, është tashmë i njohur për drejtësinë franceze dhe atë shqiptare për mashtrim financiar, mashtrim në grup të organizuar, si dhe për aktivitete të ndryshme të paligjshme të lidhura me piraterinë kompjuterike. Përveç kësaj, ndaj tij ekziston edhe një urdhër kërkimi i lëshuar nga autoritetet shqiptare”, shkruhet më tej në artikull.

Gjatë kontrollit fizik, forcat e rendit franceze gjetën tre pajisje AirTag (pajisje gjurmimi) të fshehura në rrobat e tij, pajisje këto të cilat përdoren për të lolakizuar dhe gjurmuar personat apo objektet që i kanë me vete.

Kur u mor në pyetje nga hetuesit ai raportohet se u tha atyre se ishte duke folur në telefon me nënën e tij në momentin kur kaloi mbi centralin bërthamor. Media në fjalë raporton më tej se edhe plani i fluturimit të tij ka ngritur ndryshime. Ai ishte nisur nga qyteti i vogël Albert, kishte fluturuar drejt Calais, më pas kishte kaluar mbi Bretanjë, për të përfunduar duke kaluar mbi centralin bërthamor të Penly.

Published inUncategorized

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *