Skip to content

U nda nga jeta tragjikisht/ Kush ishte Artan Pogoni, një nga emrat më të njohur të sportit dhe autor i 12 kërkimeve shkencore

Sporti dhe akademia shqiptare janë tronditur nga një lajm i hidhur. Ka ndërruar jetë Prof. Asoc. Dr. Artan Pogoni, një nga emrat e njohur të edukimit fizik, sportit dhe administrimit sportiv në vend.

Pogoni u nda nga jeta pak orë më parë në Vlorë, si pasojë e një infarkti (sulmi në zemër), duke lënë pas një karrierë të gjatë të ndërtuar mes auditorëve universitarë, fushave sportive dhe institucioneve drejtuese.

Ai mbante detyrën e Shefit të Departamentit të Edukimit Fizik dhe Sportit në Fakultetin e Shkencave Sociale, Turizmit dhe Sportit të Universitetit “Barleti”, si dhe ishte anëtar i Senatit Akademik të këtij institucioni.

Published inUncategorized

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *