Krahas fotografive, Ahmeti ka njoftuar se seti do të dalë në ankand, ndërsa oferta fillestare është vendosur në 5,000 euro.
Postimi ka ngjallur reagime të shumta në rrjetet sociale, pasi për momentin nuk është e qartë nëse bëhet fjalë për një ankand të mirëfilltë apo për një postim me nota humori, stil që Mimoza Ahmeti e ka shfaqur shpesh edhe gjatë qëndrimit të saj në “Ferma VIP 3”.
Mbetet për t’u parë nëse do të ketë ofertues të interesuar për veshjen që u bë pjesë e një prej performancave më të komentuara të spektaklit.


Be First to Comment