Skip to content

E vrau dhe e futi në valixhe/ Dalin pamjet, 26-vjeçari tërheq i qetë trupin e pajetë të 38-vjeçares në qendër të qytetit

Detaje të reja tronditëse kanë dalë nga hetimi për vrasjen e 38-vjeçares britanike Elizabeth Ross në Athinë, ndërsa policia ka zbuluar pamje që tregojnë lëvizjet e të dyshuarit pas krimit.

Në videon e siguruar nga autoritetet greke, 26-vjeçari afgan shfaqet në qendër të Athinës duke tërhequr një valixhe të madhe me qetësi në rrugë, sikur të ishte duke transportuar bagazhe për një udhëtim. Por brenda saj, sipas hetimeve, ndodhej trupi i 38-vjeçares britanike, e cila ishte vrarë pak më herët.

Published inUncategorized

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *