Ky veprim vjen në vazhdim të nismës që Labinot Tahiri kishte paralajmëruar më herët, kur deklaroi se nga çdo mbrëmje muzikore dhe dasmë ku performon do të ndajë 150 euro për shëndetin dhe të ardhmen e Roelit.
Sipas tij, paratë do t’i kalojnë nënës së vogëlushit, Selvies, ndërsa Labi ka siguruar familjen se do të vazhdojë ta mbështesë edhe në të ardhmen.
Në reagimin e tij, ai tregoi se këtë premtim ia kishte dhënë më herët edhe Big Mamës dhe mikut të Shpat Kasapit, Xenit, duke theksuar se dëshiron që fjalët e mira për artistin e ndjerë të shoqërohen edhe me vepra konkrete.
Labi u bëri thirrje edhe kolegëve të estradës që, sipas mundësive, t’i bashkohen kësaj nisme dhe të kontribuojnë për të ardhmen e Roelit.
Në fund, ai e mbylli mesazhin me fjalët: “Roel, të do xhaxhi Labi!”
Be First to Comment