Skip to content

Zegjine quajti idiote dhe shëmtirë Dea Mishel, Selin Bollati “kryqëzon” deputeten e PS-së

Një “luftë” mes influencieres Dea Michelle dhe deputetes së Kuvendit të Shqipërisë, Zegjine Çaushit është duke u zhvilluar në rrjetet sociale. Fillimisht ishte Dea Mishel që i kujtoi kryeministrit Edi Rama “gafat” që deputetja e tij Zegjine Çaushi ka bërë në Kuvend dhe shkollimin e kësaj të fundit, ndërsa deputetja socialiste reagoi ashpër duke e quajtur “shëmtirë”.

Por duket se në debat është përfshirë edhe fituesja e “Big Brother VIP 5”, e cila në një postim në Instastory, nuk i ka ndalur kritikat për ligjvënësen socialiste për fjaroin që ka përdorur ndaj influenceres.

Selina më tej shkruan se një deputete përdor profilin e saj zyrtar për të sulmuar një vajzë tjetër, e cila sipass saj është e artikuluar dhe pa komplekse.

“Zgjohesh ne mengjes dhe lexon qe nje deputete e vendit tone, vajze e re, me pretendim se eshte e zgjuar dhe vendin e ka me meritokraci, ti drejtohet nje tjeter vajze free nga komplekset, e lire ne mendime, simpatike,e artikuluar etc me fjalen IDIOTE

POST NE PROFILIN E SAJ ZYRTAR DEPUTETEEE

UA MAMI”, shkruan fituesja e Big Brother VIP 5.

Ndërsa në fund, Selina ironizon me Zegjinenë, për të cilën shkruan se ka më të rëndësishme rrjetet sociale sesa vendin e saj që po shkatërrohet.

“Ps.po pres te bej ndonje post tani per shekullin tim qe kishte 15 vite sepse, Zegjineja me te rendesishem paska rrjetet sociale se vendin e saj qe po shkaterrohet

Why Zegjine Why!?”, shton Selina.

Published inUncategorized

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *