Skip to content

Person kyç në dosjen “Aruba”/ Lala dhe Hoxha shpjegojnë pse nuk mund të ekstradohet Artur Shehu nga SHBA

Gazetarët Klodiana Lala dhe Artan Hoxha shpjeguan në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV detaje nga jeta në SHBA e Artur Shehut, personit kyç të dosjes “Aruba” dhe të investimit në resortin e Zvërnecit.

Lala tha se ai u përgjua në Aruba dhe më pas udhëtoi në Evropë. Ndërsa Hoxha u shpreh se Shehu nuk mundet të vijë në Shqipëri sepse ka azil politik dhe se është hetuar disa herë nga FBI.

Biseda

Lala: Dyshoj se mund të ekstradohet. Ka azil politik në SHBA. Çfarë përfaqëson ky personazh në SHBA? Nuk e dimë. Dosja thotë se Artur Shehu pasi u përgjua në Aruba, rezulton të ketë udhëtuar në Majorka, në Belgjikë, Holandë, me qëllim për të folur për çështje biznesi që kishin të bënin me drogën, pastrimin e parave, pronat. Ai rezulton të jetë në qendër të tjetërsimit të pronave jo vetëm në Zvërnec, por në të gjithë jugun. Bashkëpunonte me avokatin e familjes dhe zyrtarë vendorë.

Hoxha: Artur Shehu jeton në Majami, ka një biznes atje. Kanë shkruar disa herë mediat amerikane. Është hetuar edhe nga FBI-ja disa herë. Ka rezultuar i pastër nga hetimet. Duke qenë se ka stastusin e azilantit nuk mundet të vijë në Shqipëri, por vjen rrotull sepse humb statusin e azilantit. Familjarët e tij, gruaja dhe fëmijët kanë përfituar dokumente amerikane, një vëlla e ka në Kanada, por nuk e di statusin e azilantit, me çfarë dokumentesh lëviz ai. Është qytetar amerikan dhe SHBA-të nuk ekstradojnë qytetarë amerikanë në Republikën e Shqipërisë. Marrëveshje që në kohën e Zogut, por në anën tjetër, SPAK e ka hetuar, edhe Antimafia e ka hetuar, por statusi i tij është qytetar i lirë.

Published inUncategorized

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *