Skip to content

Sot do të ishte përballja e parë me Partinë Socialiste, Marjana Koçeku merr një tjetër VENDIM, socialistët nuk humbin kohë dhe “ndajnë” vendin (DETAJE)

Kjo javë ka qenë ndër më të nxehtat në politikën shqiptare, jo vetëm për shkak të protestës së qytetarëve, e cila tashmë ka hyrë në ditën e 19-të, por edhe për zhvillimet e bujshme që lidhen me deputeten Marjana Koçeku, e cila vendosi të largohet nga familja politike e Partisë Socialiste dhe të vijojë mandatin e saj si deputete e pavarur në Kuvendin e Shqipërisë.

Që prej momentit kur njoftoi largimin nga socialistët përmes rrjeteve sociale, reagimet dhe deklaratat e Koçekut kanë qenë të njëpasnjëshme. Pas publikimit të vendimit të saj, deputetja u tha se kishte fikur telefonin dhe sipas raportimeve, nuk u ishte përgjigjur thirrjeve të ish-kolegëve të saj në Partinë Socialiste.

Në ditët që pasuan, Koçeku vijoi me qëndrime të forta ku sfidoi kryeministrin Edi Rama duke deklaruar se është e gatshme të përballet në zgjedhje dhe se do të marrë mbështetjen e qytetarëve të zonës që përfaqëson. Ndërkohë, vetëm një ditë më parë deputetja bëri një tjetër deklaratë të fortë duke pretenduar se ishte kërcënuar nga grupi Bajri.

Vendi ku Çakerri ulej me heret dhe vendi i Koçekut ku eshte ulur ajo sot

Pikërisht për këtë arsye, vëmendja ishte përqendruar te seanca plenare e kësaj të enjteje, e cila pritej të shënonte përballjen e parë të Koçekut me ish-kolegët e saj në Grupin Parlamentar të Partisë Socialiste pas vendimit për largim. Megjithatë, kjo nuk ndodhi pasi deputetja ka vendosur të mos marrë pjesë në seancën plenare.

Ndërkohë që Koçeku nuk ishte e pranishme në Kuvend, socialistët duket se kanë ndërmarrë një tjetër hap simbolik ndaj saj. Ajo është larguar edhe fizikisht nga vendi që mbante në sallën e Parlamentit.

Siç shihet edhe në fotot e siguruara, ulësja që deri pak ditë më parë i përkiste Koçekut tashmë është zënë nga deputetja socialiste e qarkut të Vlorës Brisilda Çakerri. Përpara këtyre zhvillimeve, Çakerri ishte e vendosur në fund të rreshtit të grupit parlamentar, por tashmë ajo është zhvendosur në vendin e ish-koleges së saj.

Një lëvizje që përtej aspektit procedural, shihet edhe si një sinjal i qartë politik se ndarja mes Marjana Koçekut dhe Partisë Socialiste tashmë është formalizuar plotësisht, jo vetëm në qëndrime dhe deklarata, por edhe në sallën e Kuvendit të Shqipërisë.

Published inUncategorized

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *