Skip to content

Tensione para Parlamentit. Protestuesit rrethojnë deputetin e PS, Ardit Bido: O hajdut

Tensione janë regjistruar para ambienteve të Parlamentit. Protestues të shumtë shihen teksa kanë rrethuar deputetin e PS-së në zonën e Vlorës, Ardit Bido duke i bërë thirrje: O hajdut!

Bido është ‘konfrontuar’ me ta duke i pyetur se çfarë u ka vjedhur.

Situata më pas u tensionua pasi shume persona u afruan pranë tij duke sjellë ndërhyrjen e policisë për largimin e tij nga turma.

Një protestues gjithashtu u neutraliza nga policia pasi tentoi të shkonte pas efektivëve të cilët po shoqëronin Bidon.

 

Published inUncategorized

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *