Skip to content

Aksident i FRIKSHËM! Makina përfundon në kanal pas përplasjes me “Benz”-in, dy vajzat transportohen me ugjencë në spital

Një aksident i frikshëm është shënuar pak minuta më parë në zonën e ish-Kënetës në Durrës.

Raportohet se një automjet tip “Mini Cooper”, në të cilin udhëtonin dy vajza, është përplasur me një “Benz C Class” dhe ka përfunduar në kanal.

Si pasojë janë dëmtuar dy vajzat. Nga dëshmitë në vendngjarje rezulton paraprakisht se “Mini Cooper” ishte me shpejtësi kur u përplas në kryqëzim me mjetin që vinte në të majtë të tij.

Dy vajzat janë dërguar në spital ku po marrin ndihmën mjekësore, ndërsa në vendngjarje priten ekspertët për kryerjen e veprimeve proceduriale.

Published inUncategorized

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *