Skip to content

Zyra e Kryeministrisë “zbulon” profilet fake që ofendojnë me komente Edi Ramën

Kryeministri Edi Rama ka publikuar disa profile false që kanë bërë komente negative në postimet e tij në rrjetet sociale.

Në komentet e publikuara nga Rama, ndaj kreut të qeverisë hidhen akuza, sulme personale dhe mallkime, ku shumica e tyre lidhen me ditëlindjen e tij.

Kryeministri pretendon se komentet negative të publikuara nga profilet false janë të organizuara nga “Lindja”, duke nënkuptuar Iranin ose shtete të tjera që, sipas tij, nuk janë mike me Shqipërinë.

Po ashtu, Rama ka bërë një paralajmërim të fortë, teksa shkruan se së shpejti do të publikojë edhe provat se kush qëndron pas, sipas tij, “helmimit” me gjuhën e urrejtjes digjitale.

“Çorba e sorrave, korbave dhe kuzhinierëve nga Lindja, ku prodhohet shumica e helmit të urrejtjes digjitale (së shpejti edhe provat)”, shkruan Rama në Facebook.

Published inUncategorized

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *