
Presidenti amerikan, Donald Trump, vlerësoi Kupën e Botës si eventin më madhështor të mbajtur nga FIFA. Ai zbuloi se kishte qene tifoz i Argjentinës, ndërsa pranoi se Spanja luajti me mirë.
Në një deklaratë pas ndeshjes ai tha se kishte zhvilluar një bisedë me Pedro Sanchez dhe e kishte uruar për fitoren ndaj Argjentinës duke mohuar se kishte ndonjë tension mes tyre.
“FIFA ishte e jashtëzakonshme. Nuk ka pasur kurrë diçka të tillë, ndoshta në aspektin e një eventi, e lëre më në futboll. Ishte i jashtëzakonshëm. Ishte katër herë më i madh se çdo event i mbajtur ndonjëherë nga FIFA, dhe ndoshta është rreth pesë herë më i madh në fakt, po më thonë sot. Pra, jemi shumë krenarë për vendin tonë.

Be First to Comment