Skip to content

Ndërkohë drejtuesi aktual i departamentit të Policisë Kriminale që cilësohet si numri dy në Polici, Neritan Nallbati nuk ka aplikuar duke konfirmuar largimin e tij.

Ai drejtoi departamentin e Policisë Kriminale që nga 1 gushti i vitit 2022.

Kriminalja që përbën një nga departamentet më të rëndësishme në Polici pritet të drejtohet nga një emër i ri, ku kandidatët më potencialë janë Lorenc Panganika dhe Alban Dautaj, të dy oficerë më karrierë të gjatë në polici.

Ndërkohë pas përfundimit të aplikimeve do të nisë edhe konkursi, ku në përfundim do të bëhet edhe pikëzimi i kandidatëve, ku tre më të vlerësuarit do të shpallen fitues dhe më pas kryepolici Hita do të vendosë emrat për secilin department, që më pas do t’ia propozojë ministrit Lamallarit, i cili është i fundit që hedh firmën./A2cnn

Published inUncategorized

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *