Skip to content

Gara për postet kyçe në Policinë e Shtetit, zbulohen 9 kandidatët, Neritan Nallbati largohet

Pas hapjes së garës nga kryepolici Skënder Hita për drejtuesit në tre departamentet e rëndësishme në Policinë e Shtetit, dalin emrat e nëntë aplikantëve.

Me gradën e detyrueshme drejtues, konkurrimi përfshin departamentet e Policisë Kriminale, të Marrëdhënieve ndërkombëtare si dhe atë Kufirit dhe Migracionit.

Në listën e aplikantëve janë emra të njohur të bluve si drejtori aktual i Marrëdhënieve Ndërkombëtare, Drejtues i Lartë Pëllumb Seferi.

Gjithashtu aplikon edhe oficeri me karrierë të gjatë në polici, Lorenc Panganika, drejtori akutal i Kufirit Saimir Muça, Artan Barjaktari, Idajet Faskaj, Lutfi Minxhozi, Ferdinand Mara, Hergis Jica dhe drejtori aktual i Operacionales Alban Dautaj.

Published inUncategorized

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *