Sipas burimeve, pronari i shtëpisë, A.K., i cili jeton dhe punon në Gjermani, ka deklaruar se banesën e kishte lënë në gjendje të rregullt që nga muaji prill. Mirëpo, pas kthimit në Kosovë, ai ka vërejtur se dera e pasme ishte dëmtuar dhe dyshohet se ishte hapur me forcë.
Gjatë kontrollit të shtëpisë, ai ka konstatuar se dollapët ishin hapur, ndërsa kutia ku e mbante armën ishte bosh.
Sipas deklarimit të ankuesit, arma ishte me leje, por leja i kishte skaduar më 9 shtator 2024 dhe ndodhej në procedurë për rinovim.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore dhe hetuesit, të cilët kanë kryer ekzaminimet e nevojshme.
Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kujdestar, ndërsa rasti është iniciuar si “Vjedhje e rëndë”. Hetimet për identifikimin e autorëve dhe zbardhjen e plotë të rastit janë duke vazhduar. /Albinfo.ch, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
Be First to Comment