
Blero po shijon në maksimum ndjesinë e të qenit baba për herë të dytë, pas ardhjes në jetë të djalit të tij.
Ndërsa jeta e tij private po lulëzon larg dramave të së shkuarës, vëmendja e publikut dhe e portaleve nuk mund të rrinte pa u ndalur tek një detaj mjaft intrigues: a e ka uruar ndonjëra nga ish-bashkëshortet për zgjerimin e familjes? Epo, këngëtari sapo i ka dhënë fund çdo dileme në një rrëfim të hapur, duke treguar qartë se kush ka treguar respekt dhe kush i përket përfundimisht një kapitulli të mbyllur.

Be First to Comment