Ajo rrëfeu se surpriza ndodhi gjatë një fundjave familjare në një vilë, ku Gimbo kishte planifikuar gjithçka pa i treguar më parë.
“Para disa ditësh ishim mbledhur familjarisht në një vilë për të kaluar fundjavën dhe Gimbo vendosi të më bënte një surprizë. Më dhuroi një makinë dhe ma solli aty, pa më treguar asgjë më parë”, u shpreh Selin.
Fituesja e BBVA 5 tha se makina ishte pikërisht modeli që kishte dëshiruar, duke vlerësuar gjestin romantik të partnerit të saj.
Selin Bollati dhe DJ Gimbo u njohën gjatë qëndrimit në shtëpinë e Big Brother VIP Albania, ku lidhja e tyre u kthye në një nga historitë më të komentuara të edicionit.
Pas përfundimit të spektaklit, çifti ka vazhduar lidhjen edhe jashtë kamerave, duke ndarë shpesh momente nga jeta e tyre së bashku me ndjekësit, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
Be First to Comment