Skip to content

Aksidenti tragjik në Tiranë me 2 viktima, zbulohet identiteti i 28-vjeçarit që mbeti i plagosur, ja si është gjendja e tij

Ka shkuar në dy numri i viktimave nga aksidenti i rëndë që ndodhi pasditen e sotme, 22 korrik, te rrethrrotullimi i TEG-ut, në Unazën e Madhe, ku një kamion pompë betoni çau barrierat metalike mbrojtëse dhe ra në nivelin e poshtëm të aksit rrugor TEG–Elbasan.

Burime bëjnë me dije se, pas drejtuesit të mjetit që humbi jetën në vendngjarje, ka ndërruar jetë në Spitalin e Traumës edhe njëri prej të plagosurve, i cili ishte pasagjer në kamion.

Identiteti i viktimës nuk është bërë ende i ditur, ndërsa dyshohet se ai dhe shoferi ishin shtetas egjiptianë.

Published inUncategorized

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *