Skip to content

33 vjeçari shqiptar ndërron jetë në Kretë, shkoi për pushime në ishullin grek por u mbyt në det (EMRI/Foto)

Komuniteti Shqiptar në Rethimno, Kretë, është tronditur nga një lajm tragjik, vdekja e të riut me origjinë nga Peshkopia, Roland Sala. 33 vjeçari shqiptar jetonte në Angli dhe kishte shkuar në ishullin e Kretës për të pushuar pranë familjarëve.

Fatkeqësisht, gjatë kohës që po bënte plazh, u përfshi nga dallgët e detit, duke pësuar asfiksi. Ai u transportua menjëherë në Spitalin e Rethimnos, ku qëndroi për rreth dy javë nën kujdesin e mjekëve, duke luftuar për jetën. Pavarësisht përpjekjeve të tyre, dje ai mbylli sytë përgjithmonë.

Published inUncategorized

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *