“Nuk e kemi parë asnjëherë marrëdhënien tonë si dy të dashur në kuptimin klasik. Kemi krijuar një raport shumë të shëndetshëm dhe këtë e kemi thënë edhe më parë, edhe pse shpesh është keqkuptuar nga publiku”, u shpreh ajo.
Sipas Bollatit, mënyra se si e jetojnë lidhjen i dallon nga shumë bashkëmoshatarë të tyre.
“Mendoj se nuk i përkasim mënyrës sesi gjenerata jonë i jeton marrëdhëniet. Sot gjithçka duket më e komplikuar, sidomos kur bëhet fjalë për dashurinë, ndërsa ne kemi gjetur ekuilibrin tonë dhe jemi shumë mirë bashkë”, tha fituesja e BBVA.
Selin foli edhe për bashkëjetesën me DJ Gimbon, duke treguar me humor se gjithçka po shkon mirë, edhe pse partneri i saj nuk është gjithmonë njeriu më i rregullt në përditshmëri.
Pas njohjes në “Big Brother VIP Albania”, çifti ka vijuar marrëdhënien edhe jashtë shtëpisë, duke u shfaqur së bashku në evente të ndryshme dhe duke mbështetur njëri-tjetrin në angazhimet publike, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
Be First to Comment