
Disa të rinj italianë që kishin mbërritur në Tiranë për pushime raportohet se kanë rënë pre e dhunës fizike.
Rasti,sipas mediave italiane, ku të rinjtë kanë denoncuar ngjarjen duke publikuar edhe foto nga dhuna, thuhet se ka ndodhur disa ditë më parë në kryeqytetin shqiptar.
Burime nga Policia e Tiranës, të kontaktuara nga Top Channel, bëjnë me dije se rasti në fjalë po verifikohet, por pa dhënë asnjë informacion më shumë, as në rrugë zyrtare.

Be First to Comment