Skip to content

Burime pranë Spitalit Rajonal Fier dhe Institucionit të Ekzekutimit të Vendimeve Penale konfirmojnë se gjatë përplasjes, dy të burgosur kanë mbetur të plagosur.

Korrespondenti i Top Channel Neritan Trifoni, sipas të dhënave paraprake, ata dyshohet se janë goditur me mjete prerëse të improvizuara. Pas nisjes së konfliktit kanë ndërhyrë menjëherë forcat e sigurisë së burgut, të cilat kanë neutralizuar situatën dhe kanë rikthyer të dënuarit në qelitë e tyre.

Dy të plagosurit janë transportuar për në Spitalin Rajonal Fier, ku kanë marrë ndihmën e nevojshme mjekësore. Sipas burimeve spitalore, ata ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Ende nuk dihen rrethanat që çuan në nisjen e konfliktit, ndërsa nuk janë bërë të ditur as identitetet e të plagosurve dhe personave të tjerë të përfshirë në përplasje.

Published inUncategorized

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *