Skip to content

Dy reperët janë shfaqur së bashku në transmetim, ku kanë folur për hatërmbetjet e mbledhura ndër vite dhe kanë vendosur t’i lënë pas mosmarrëveshjet.

Përplasja mes tyre ishte thelluar pas incidentit të bujshëm të rreth dy viteve më parë, kur Cllevio shkoi pranë lokalit të reperit Noizy në Durrës dhe situata përfundoi në një konflikt fizik.

Në atë periudhë, Stresi kishte marrëdhënie miqësore me Noizyn, por njëkohësisht kishte pasur miqësi edhe me Cllevion. Pikërisht qëndrimi i tij pas incidentit duket se ishte një nga arsyet kryesore të hatërmbetjes së Cllevios.

Cllevio kishte shprehur pakënaqësi ndaj Stresit, duke pretenduar se ky i fundit ishte treguar indiferent ndaj tij pas ngjarjes. Mes dy reperëve më pas nuk munguan as deklaratat dhe sulmet verbale publike, duke e thelluar edhe më shumë distancën.

Por duket se tashmë kjo histori është lënë pas.

Gjatë live-it të sotëm në TikTok, Cllevio dhe Stresi folën hapur për problemet mes tyre, sqaruan keqkuptimet dhe në fund u pajtuan, duke surprizuar ndjekësit që prej kohësh kishin ndjekur përplasjen e tyre.

Momenti është regjistruar dhe po shpërndahet në rrjetet sociale, ku pajtimi i papritur mes dy reperëve ka marrë menjëherë vëmendje.

Published inUncategorized

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *