Së fundmi, Enada dhe Gerd janë fotografuar së bashku në aeroport, me djalin e tyre, Roan, teksa udhëtonin drejt Madridit. Pamja e tyre së bashku ka nxitur menjëherë aludimet se dy balerinët mund të jenë afruar sërish pas ndarjes.
Megjithatë, deri më tani nuk ka një konfirmim nga dyshja se bëhet fjalë për një ribashkim. Udhëtimi mund të jetë thjesht një moment i përbashkët familjar, veçanërisht për djalin e tyre.
Në intervistat e saj të fundit, Enada është shfaqur e emocionuar teksa ka folur për periudhën e vështirë pas ndarjes. Sipas raportimeve të mëparshme në mediat rozë, shkak për divorcin dyshohet të ketë qenë një tradhti nga ana e Gerd Vasos.
Po sipas këtyre raportimeve, situata është bërë edhe më e ndërlikuar për shkak se personi me të cilin dyshohet se ka pasur lidhje Gerd Vaso ishte një kolege dhe shoqe e afërt e Enadës.

Be First to Comment