Skip to content

Pavarësisht spekulimeve në opinion se mësimi mund të mos nisë më 1 shtator, ministria ka konfirmuar se kalendari mësimor nuk ka ndryshuar dhe se procesi mësimor do të fillojë sipas planifikimit.

Në një përgjigje për Indeksonline, MAShTI bëri të ditur se të gjitha institucionet arsimore do t’i hapin dyert për nxënësit më 1 shtator.

“Kalendari është i njëjtë, mësimi si zakonisht do të fillojë me 1 shtator”, thuhet në konfirmimin e Ministrisë së Arsimit.

Me këtë sqarim, ministria u ka dhënë fund zërave për një shtyrje të mundshme të fillimit të vitit shkollor.

Prindërit, nxënësit dhe mësimdhënësit pritet t’i rikthehen bankave shkollore sipas kalendarit të rregullt, ndërsa institucionet arsimore janë në përgatitjet e fundit për nisjen e procesit mësimor.

Edhe këtë vit, fillimi i mësimit do të zhvillohet sipas planit të miratuar nga Ministria e Arsimit, pa ndryshime në datën e nisjes së vitit të ri shkollor.

Published inUncategorized

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *