Në një intervistë të dhënë së fundmi, Kryemadhi është shprehur shumë e lumtur që sot është në terezinë e saj, pasi i përkushtohet totalisht vetes.Me plot sinqeritet e nota humori, pyetjes nëse do të donte të kishte një partner në të ardhmen, Monika i është përgjigjur me vendosmëri duke thënë: Jo jo jo… Ik mi të rri të laj brekët e të tjerëve.
Pjesë nga intervista e dhënë për “Pushime On Top”:
Lei Kraja: E mendon veten me një partner?
Monika Kryemadhi: Jo jo jo… Ik mi të rri të laj brekët e të tjerëve.
Lei Kraja: Nuk e imagjinon më? Njëherë mjafton martesa?
Monika Kryemadhi: Fare, fare. Jam shumë mirë domethënë. Zgjohem me terezinë time, i përkushtohem vetes sime.
Kujtojmë se më 11 prill të 2025, ka marrë fund zyrtarisht martesa 27-vjeçare mes kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Meta dhe deputetes Monika Kryemadhit.
Be First to Comment