Skip to content

Pjesë e diskutimeve të para ka qenë dokumenti “Besa”, për të cilin të pranishmit kanë dhënë sugjerimet e tyre konkrete lidhur me përmbajtjen dhe mënyrën e zbatimit të tij në terren.

Gjatë takimit, Rama është ndalur në mënyrë të veçantë te roli që duhet të ketë secili nga drejtuesit në nivel rajonal, duke përfshirë ministrat, drejtuesit politikë, deputetët dhe drejtorët e institucioneve lokale.

Kreu i qeverisë u ka kërkuar të pranishmëve mendime dhe propozime se si mund të përmirësohet marrëdhënia dhe bashkëpunimi mes këtyre aktorëve në rang qarku.

Takimi në Pogradec vijon me diskutime mbi organizimin e strukturave, ndërsa detaje të mëtejshme pritet të bëhen publike pas përfundimit të punimeve.

Published inUncategorized

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *