Skip to content

Policia ka publikuar pamjet e operacionit për arrestimin e Ergys Agasit në zonën e Plepave në Durrës. Në video shihet momenti kur forca të shumta të Shqiponjave bllokojnë në rrugë automjetin “Audi S8” me ngjyrë të zezë, me të cilin udhëtonte Agasi, dhe ndërhyjnë për arrestimin e tij.

Video Player

00:00
00:31

Efektivët rrethojnë menjëherë automjetin, hapin dyert dhe nxjerrin Agasin nga makina

Agasit ishte i shpallur në kërkim që prej dhjetorit 2025 në kuadër të dosjes së SPAK për tenderët e AKSHI-t. Në operacion morën pjesë forca të shumta të Operacionales dhe RENEA-s, ndërsa Byroja Kombëtare e Hetimit koordinoi operacionin për lokalizimin dhe kapjen e Agasit, me asistencën e strukturave të Policisë.

Video/ Publikohen pamjet e arrestimit të Ergys Agasit, momenti kur

Ergys Agasi gjatë shoqërimit për te Policia e Tiranës

Arrestimi u krye në zonën e Plepave në Durrës, pasi autoritetet e kishin mbajtur Agasin prej rreth dy javësh nën monitorim. Sipas informacioneve të deritanishme, strukturat hetimore dyshonin se ai strehohej në Elbasan dhe e lokalizuan në këtë qytet.

Më pas, Agasi u vu nën ndjekje teksa udhëtonte me automjet nga Elbasani në drejtim të Durrësit. Operacioni përfundoi në Plepa, ku forcat policore kishin organizuar ndërhyrjen për bllokimin e automjetit dhe arrestimin e tij.

Pas arrestimit, Ergys Agasi u shoqërua në Drejtorinë e Policisë së Tiranës. Gjatë operacionit, autoritetet sekuestruan edhe disa çanta, por deri tani nuk kanë bërë publike përmbajtjen e tyre.

Agasi kërkohej që prej operacionit të 16 dhjetorit 2025, kur agjentët e BKH-së dhe Policia kryen kontrolle në ambiente të lidhura me të, por nuk e gjetën. Gjykata e Posaçme kishte caktuar ndaj tij masën e sigurisë “arrest me burg” në kuadër të hetimeve të SPAK për dosjen e AKSHI-t.

Me arrestimin në Plepa, autoritetet ekzekutuan masën e sigurisë ndaj Ergys Agasit pas më shumë se tetë muajsh në kërkim.

Published inUncategorized

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *