Skip to content

Newsbomb.al mëson se njëjtë si Allmuça, ditën e djeshme është zhvilluar dhe ceremonia mortore për shqiptaren, të cilën miq e familjarë i kanë dhënë lamtumirën e fundit. Një ngjarje tragjike e cila i ka lënë pas një dhimbje të pashërueshme dy familjeve shqiptare, e më së shumit fëmijëve të viktimave. Marilena, vajza e shqiptares që u vra nga Altin Allmuça, është përballë një realiteti të dhimbshëm. Pas ndarjes së prindërve të saj, ajo tashmë duhet të përballojë dhe dramën tjetër që të ther zemrën, vdekjen e mamasë së saj.

Vdekja e Altin Allmuçës dhe Lulieta Obzovës i ka tronditur të gjithë, më së shumti familjet e tyre dhe fëmijët që lanë pas. Dyshja e cila ka qenë në në lidhje romantike bashkë, vdiqën në të njëjtën ditë, pasi Altin Allmuça qëlloi për vdekje Lulietën e pastaj vrau veten, duke dhënë kështu frymën e fundit në të njëjtin vend. Po në të njëjtën ditë, më 26 gusht, dyshja është përcjellë për në banesën e fundit.

Për Altin Allmuçën, ceremonia mortore siç kemi bërë me dije, u mbajt dje në Sauk të Tiranës, ndërsa për Lulieta Obozvën detaje nga ceremonia mortore ende nuk janë bërë publike.

Reagimi i të afërmes së shqiptares:

Sot ishte një ditë e rëndë dhe e dhimbshme…

Juliana u përcoll sot për në banesën e fundit, pas një jete të ndërprerë në mënyrën më të padrejtë. Një nënë, një shoqe, një njeri që sot la pas një boshllëk të madh në zemrat e të gjithë atyre që e deshën.

Por dhimbja më e madhe mbetet për vajzën e saj, Marilenën, vetëm 16 vjeçe, e cila sot duhet të përballet me një realitet që asnjë fëmijë nuk duhet ta përjetojë: të përcjellë nënën e saj për herë të fundit.

Nuk ka fjalë që mund ta lehtësojnë këtë dhimbje. Uroj vetëm që Marilena të gjejë forcë te kujtimet, dashuria dhe njerëzit që do të jenë pranë saj.

Juliana, prehu në paqe.

Emri dhe kujtimi yt do të mbeten përgjithmonë në zemrat e atyre që të deshën.

E gjithë ngjarja e rëndë ndodhi në fundjavën që lamë pas, në hyrjen e pallatit ku banonte vajza e Lulieta Obzova, i cili ishte dhe personi i fundit që u takua me 45-vjeçaren. Sipas hetimeve të kryera, nga mediat greke kanë dalë në pah lëvizjet e fundit të kryera nga autori i krimit të dyfishtë, Altin Allmuça. Referuar pamjeve filmike, siç dhe kemi raportuar, Allmuça i bëri pritë të dashurës së tij, të cilën më pas e ka gjuajtur me shkelm dhe e ka qëlluar me dy plumba, nga të cilët i dyti ka rezultuar fatal për të.

Pasi i mori jetën shqiptares me të cilën ishte në lidhje prej kohësh, Altin Allmuça qëlloi veten për vdekje, duke lënë pas një plagë të madhe për familjen e Lulietës dhe të tijën. Allmuça, siç dhe kemi bërë me dije, pavarësisht lidhjes së tij romantike me Lulietën, rezulton të  ketë qenë i martuar me një shtetase shqiptare me të cilën ka dhe një fëmijë. Krimi i dyfishtë tronditi mbarë vendin si dhe shtetin fqinj, aty ku ndodhi ngjarja.

Published inUncategorized

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *